Na la pas një trashigimi të vyer dhe nga duart e tij dolën portrete dhe imazhe të rralla, që hijeshuan ambjentet tona familjare, por edhe objektet e kultit.
Ishte një prej artistëve që i dha shumë Shkodrës së tij të dashur, e padiskutim na përcolli vlerat e një qytetari të denjë. Jo më kot e thërrisnim të gjithë “Mikelanxhelo i Shkodrës” sepse i tillë ishte me punën e tij deri në frymën e fundit.
Pushofsh në paqe Pjerin Sheldija dhe faleminderit për gjithçka na dhe!
Comments are closed.