Një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të ditës së sotme.
Rreth orës 04:45, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, 33 vjeçari Andi Mithi, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten Albana Mithi (Kurti) dhe 2 fëmijet, vajza 3 vjeçe dhe djali 6 vjeç, duke drejtuar automjet tip “Benz” dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
“Si pasojë e aksidentit njëri prej pasagjerëve një fëmijë 6 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi dhe 2 pasgjerët e tjerë, shtetasja 34-vjeçaja dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Makiina është kthyer përmbys opasi është përplasur me tabelat dhe barrierat mbrojtëse të rrugës,
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.(news bomb).30.08.2022.
Comments are closed.