Lëndë plasëse është hedhur nga disa persona mbi çatinë e një banese në lagjen ‘Borati’. Forcat blu njoftojnë se shpërthimi me lëndën plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në banesën e biznesmenit Altin Keqi. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Keqi rezulton të jetë pronar i dy serviseve celularësh në zonë. Nuk dihet nëse sulmi është kryer nga konfliktet e mëparshme që mund të ketë pasur biznesmeni apo është kryer si mesazh për shkak të konkurencës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.