Më 28 gusht 1924 u lind At Zef Pllumi, frati françeskan, publicisti dhe shkrimtari që vuajti 26 vite si i dënuar politik në burgjet komuniste.
Pas 26 viteve burgim dhe rënies së regjimit komunist, shkroi memuaret e veta nëpër tituj të ndryshëm, më i bujshmi prej të cilëve qe trilogjia Rrno vetëm për me tregue. Me prirje përgatitore për kah historia që përpara se të ndërmerrte kalvarin, iu përkushtua trashëgimisë françeskane pas ndryshimeve politike në Shqipërinë e fillim viteve ’90.
Ç’ këshill i jepni popullit shqiptar e sidomos rinisë? At Zef Pllum: E porosis per tri gjana: Të kenë fé, kurr të mos e braktisin fenë; të kenë shpresë; e mbi të gjitha, të kenë dashuni; ky asht mesazhi qi e ka dhanë Sh’Pali përpara mejet, e para Sh’ Palit e ka dhanë Krishti vetë! Kjo asht porosia e kjo pershndetja per të gjithë popullin shqiptar.
Comments are closed.