Vllaznia ka mundur Kukësin me shifrat 2-1 me një sukses dramatik në minutat shtesë të një sfide të çuditshme.

Shkodranët dominuan pjesën e parë dhe goli i shënuar nga Heriç ishte rrjedhoje e një loje ofensive e cila pa ekipin vendas të godiste dy herë edhe traversën e portës së mbrojtur nga Tafa dhe shtyllën.

Por më pas erdhi goli i Zivkoviç dhe aty kuqeblutë kaluan në kaos të plotë, duke i dhënë hapësira Kukësit që mund të kishte shënuar edhe golin e avantazhit në fund me Peposhin. Shtesa e ndeshjes solli dramën e vërtetë. Fillimisht kuqeblutë panë t’u anulohej një penallti pas ndërhyrjes së VAR e më pas erdhi goli në limite i Markut, që vulosi tre pikët e para për ekipin e Josës.