Pushimet verore po mbarojnë dhe njerëzit të dembelosur në njëfarë mënyre prej tyre, shtrojnë pyetjen “Po si do të kthehem sërish në punë”.

Si rekomandohet të jenë ditët e para në punë?

Ditët e para në punë duhet t’i shërbejnë një tranzicioni sa më të butë, që do të thotë një ndarje përvojash me kolegët, për mënyrën sesi I kanë kaluar pushimet verore, për të mos u ndjerë shumë ai proces rikthimi. Por më pas do i kthehemi punës duke e nisur fillimisht me punët më të lehta e më pas me ato më të ndërlikuarat, në mënyrë që të mos marrim një risk shumë të madh të përballimit të ngarkesës na pret.

Të mos harrojmë që periudha e shtator-tetorit është një fazë e rëndësishme, përsa i përket atyre që presin të fillojnë një punë të re, apo të promovohen në vendin aktual të punës, të ngrihen në detyrë, pasi është koha kur kompanitë dhe institucionet angazhohen në ripozicionimin e punonjësve, duke bërë që për disa rikthimi në punë, të pritet me padurim.

Pushimet  e zgjatura krijojnë një lloj varësie dhe ajo që kemi vënë re në përditshmërinë dhe jetën tonë është që pushimet vjetore, jo pa qëllim janë të kufizuara, vetëm në rreth 1 muaj, dhe 11 muaj të tjerë janë punë. Ky limit është vendosur pikërisht për këtë qëllim, që të mos krijohet varësia nga pushimet dhe relaksi. Të mos harrojmë që kthimi në punë na shërben për të patur përfitimi jo vetëm psikologjike dhe emocionale, por mbi të gjitha financiare, pa të cilat individi nuk e ndërton dot jetën e vet në të ardhmen.