Nga Aurora Zylja

Liqeni i Shkodrës përfaqëson një nga ligatinat më të rëndësishme jo vetëm në Shqipëri por dhe në Europë .Turizmi natyror veçanërisht kundrimi i shpendëve në liqenin e Shkodrës, po tërheq çdo ditë e më shumë turistë të huaj nga e gjithë bota .Kënaqësi të ndaj me ju disa foto të jetës së egër të shkrepura nga turistē gjermanë dhe austriakë që vizituan liqenin e Shkodrës gjatë këtyre ditëve.

Vetëm në një ditë gjatë tureve me Drini Times dhe guidave birdwatching u fotografuan mbi 70 lloje shpendësh. Ruajtja, mbrojtja dhe promovimi i këtij habitati të rëndësishëm natyror për shumë specie mbetet një sfidë e vazhdueshme.Përjetoni mrekullitë natyrore të liqenit të Shkodrēs se vetëm atëherë do ta kuptoni çfarë vlere kanë ture të tilla unike në Shqipëri.

https://www.facebook.com/aurora.piroviq/posts/10220999746719780