Tonato Fusha, 20-vjeç dhe Bajram Cerkoja, 24-vjeç, janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se janë personat që kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Alban Bruçit, që iu bë pritë mbrëmjen e 25 gushtit.

Të rinjtë po kërkohen nga Policia e Shkodrës dhe janë identifikuar dy ditë pas ngjarjes së rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 25 gushtit, rreth orës 21:30, në lagjen “Partizani”

Autorët hapen zjarr në drejtim të mjetit tip “Audi” ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 predha.

Pas ngjarjes ai ka shkuar në polici, ku edhe ka denoncuar. Ndërsa në dëshminë e tij ka thënë se nuk i njeh autorët.