Bashkia e Shkodrës po finalizon një tjetër investim infrastrukturor, duke përmirësuar ofrimin e shërbimeve për komunitetin.

Pasi janë përmbyllur punimet nëntokësore, po shkon drejt përfundimit edhe sistemi i asfaltimit të rrugës “Dragushej” dhe hapësirave mes pallateve të banimit përreth saj. Kryetari i bashkisë Bardh Spahia ndërsa inspektoi fazën përfundimtare të punimeve, garantoi se të tjera investime do të vijojnë në territor, duke i ofruar qytetarëve standartet e kërkuara.