Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kapën dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin Y. H., 52 vjeç, i shpallur në kërkim policor për ngjarjen e datës 22.08.2022,
ku në ambientet e pishinës që 52-vjeçari administron, ka rrezikuar të mbytet shtetasja E. T. Shtetasi Y. H.
do të procedohet në gjendje të lirë në lidhje me këtë rast, pasi nuk kishte përcaktuar një person përgjegjës për të asistuar në raste rreziku për mbytje, sipas rregullave të sigurisë në ambientet e pishinave.
Comments are closed.