Zef Gjoni, trajner i Kombëtares së Boksit u shpreh për Euronews Albania se nuk ka marrë asnjë ftesë për ndeshjen e djeshme të Florian Markut.

“Nuk na kanë bërë ftesë, as Federatës, as mua si trajner, as boksierëve shqiptarë, që sot janë boksierë me medalje evropiane dhe botërore”, u shpreh Gjoni.

Ai nënvizoi se kundërshtari i Markut dje ishte i dobët dhe nuk e kuptoi arsyen e ndeshjes.

“Boksieri meksikan në renditjen e tij është i 30 në Meksikë dhe në botë është i 260, ku është kjo konkurrencë për çfarë titulli. Kundërshtari është i dobët?”, u shpreh ai.

Florian Marku mposhti kundërshtarin e tij meksikan Miguel Parra Ramirez, në ndeshjen e mbrëmshme në “Air Albania” duke realizuar kështu ëndrrën e tij.

Kampioni shqiptar ia doli të mundë me pikë, pas 10 raundesh boksierin meksika dhe tW fitonte titullin “WBC silver”.

Florian Marku grumbulloi 95 pikë, kundrejt 92 pikëve të Miguel Perras dhe dhuroi emocione për mijëra tifozët qe ndoqën ndeshjen.

Boksieri shqiptar në karrierën e tij ka arritur 12 fitore, nga të cilat 7 me “knock out” dhe vetëm një barazim.