Silueta e Ervis Martinaj, është parë mbrëmjen e 7 gushtit 2022, në ambientet e një hoteli në plazhin e Durrësit dhe një ditë më pas, në 8 gusht 2022, imazhi i tij është parë në Tiranë në ambientet e një biznesi që ndodhet në zonën e “Zogut të Zi”.

Mijëra orë regjistrime kamerash dhe më shumë se 110 persona janë mbajtur nën përgjim nga Policia, por biznesmeni dhe i shumëkërkuari i SPAK është shfaqur vetëm në dy episodet e mësipërme.

Përsa i përket vendit në Durrës, mësohet se Martinaj ka qëndruar në Hotel Adriatik. Biznesmeni, i shoqëruar nga një vajzë nga qyteti bregdetar me të cilën kishte lidhje intime dhe figurë shumë e njohur publike, kanë hyrë në ambientet e hotelit në orën 21:15. Regjistrimi është bërë nga agjenti i Operacionales Jeton Lami.

Pamjet e kamerave veç Ervis Martinajt nxorën zbuluar dhe agjentin e Policisë Shqiptare, 28 vjeçarin që sot akuzohet për shpërdorim detyre. Jeton Lami jo vetëm që nuk ka njoftuar eprorët ose të bënte prangosjen e të shumëkërkuarit nga SPAK, por e ka shoqëruar atë me një mjet luksoz Audi A8 në Hotel Adriatik në Durrës.

Gazetarja Klodiana Lala tha në një intervistë për Euronews Albania tha se për herë të fundit Ervis Martinaj është parë atë natë së bashku me një vajzë, me të cilën dyshohet se ka kryer marrëdhënie intime natën e 5 gushtit, kanë qëndruar në hotel dhe një ditë më pas janë larguar nga aty nën shoqërinë e Jeton Lamit.

“Në datën 5 gusht në orën 21 e 15 minuta me një mjet “Audi” Ervis Martinaj, Jeton Lami së bashku me një vajzë shumë të njohur, pra figurë publike, janë shfaqur në zonën e një hoteli shumë të njohur në Durrës.

Lami ka zbritur nga automjeti, ka shkuar te recepsioni, ka pronotuar dhomën për të qëndruar Martinaj dhe vajza që kishte një marrëdhënie intime me të. Ata janë larguar në orën 10 e ca nga aty” tregoi gazetarja.

Zhdukja e njeriut që në Shqipëri, konsiderohet si “Mbreti i Lojrave të Fatit” tashmë ka hyrë në spiralen e çështjeve paralele të hetuara pa rezultat nga prokuroria Shqiptare, si ajo e Eduard Belegut, Irena Selit, Remzi Hoxhës, Kleanthi Koçit, Albano Xhaferaj, Elvis Troqes, Leonard Mehmetit, Agron Molla, Gëzim Hysaj.