Është qëlluar mbrëmjen e sotme në drejtim të një automjeti tip “Audi A3”me targa AB 199 BA , në pronësi të Alban Bruçit në lagjen Rus në Shkodër. Si pasojë e të shtënave nuk raportohet për persona të lënduar.

Mësohet se makina është qëlluar nga një tjetër mjet në lëvizje nga persona ende të paidentifikuar.

Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja të shumta dhe paraprakisht mendohet se eshte përdorur “kallashnikov”