Gjykata e Kurbinit i komunikoi sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ Jeton Lamit, 28 vjeç, agjent pranë forcës operacionale, i arrestuar dje për “shpërdorim detyre” pasi shoqëroi dhe përkrahu të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.
Prokuroria pretendon se Jeton Lami nuk e ka përmbushur detyrën, por në shkelje të saj ka transportuar Ervis Martinajn.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Jeton Lami në seancën e sotme gjyqësore ka refuzuar të japë shpjegime dhe ka thënë se do të flasë në një moment të dytë. Avokatët kanë kërkuar lirimin e tij.
Nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ka rezultuar se Lami ka shoqëruar me makinë Ervis Martinajn teksa ndodhej edhe një vajzë me ta.
Ndërkohë Ervis Martinaj ka humbur kontaktet prej më shumë se dy javë më parë.
Prokuroria e Kurbinit u vu në lëvizje pas kallëzimit të xhaxhait të Ervis Martinajt, Faikut i cili denoncoi humbjen e kontakteve me të. Të gjitha përplasjet e tij me persona të ndryshme po hetohen nga policia e Prokuroria.
Mësohet se janë të paktën 110 persona të dyshuar në përgjim. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në disa hotele e objekte. Në vetëm 2 kamera sigurie shfaqet Martinaj 3-4 ditë para se familja të denonconte zhdukjen e tij.
Comments are closed.