“Shkodra Jazz Festival” u rikthye sërish në mjedis të hapur duke prezantuar koncertin e dytë të tij përpara një publiku që kishte mbushur i tëri sheshin përpara bashkisë. Një natë e dedikuar e gjitha muzikës klasike nga instrumentistët e grupit “Skanderbeg Chamber Orchestra”, me pjesë instrumentale nga Europa veriore, duke sjellë materiale muzikore të kompozitorëve nga Norvegjia, Suedia, Finlanda etj. nën drejtimin e koncermasterit Paçalin Pavacit e duke finalizuar kështu përgatitjet e bëra nga grupi Rrok Academy Classic.

Artisti shkodran me famë ndërkombëtare Paçalin Pavaci tregon arsyen e përzgjedhjes së një materiali të tillë muzikor nga nordikët europianë.

Violinisti Pavaci në fund shpreh edhe vlerësimet për festivalin e kthyer tashmë në një institucion “Shkodra Jazz Festival”.

Festivali i muzikës jazz që organizohet nga shoqata “Rrok Jakaj” do të vazhdojë me “Shkodra Jazz Festival on Tour” e më pas me koncerte përsëri në shesh të hapur.