“BiblioTech” ose ndryshe “Transformimi i bibliotekave publike në funksionale” është një nismë e UNICEF në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Shqiptare të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

“BiblioTech” në Shkodër u vendos në qendrën rinore ”Atelie” qendër publike në marrëveshje me Bashkinë Shkodër. Këtë të merkurë në ambjentet e saj u zhvillua një sesion me të rinjtë mbi Robotikën

“BiblioTech” mbështetet nga UNICEF dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër të programit “Transferimi i përgjigjes kombëtare ndaj trafikimit të qënieve njerëzore në dhe nga Shqipëria”

“BiblioTech” synon të lehtësojë gjithashtu organizimin e sesioneve informative, seminareve dhe aktiviteteve të lehtësuara nga teknologjia për fëmijët dhe komunitetin mbi arsimimin dixhital, sigurinë, teknologjitë e informacionit, startup-et, etj.