Prej vitesh banorët të cilët jetojnë në rrugën “Martirët” në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër vuajnë mungesën e infrastrukturës.

Banorët shprehen të shqetësuar pasi sipas tyre ndihen të harruar nga bashkia pasi prej shumë vitesh në këtë zonë nuk është bërë asnjë investim. Ndërsa problem tjetër për banorët e kësaj zone është edhe mungesa e ujit të pijshëm.

Megjithëse shumë herë banorët kanë ngritur këtë shqetësim pranë Bashkisë së Shkodrës, deri tani nuk ka patur asnjë reagim nga institucionet duke bërë që këto problematika të mos marrin zgjidhje.