Në Shkodër është një këngëtar disketatdhe CD e të cilit shiten me të shpejtë. Media e Tiranës as që do t’ia dijë për të, por njëkohësisht as ai për median muzikore të kryeqytetit. Këndon gjithkund nëpër dasma, zijafete, synetlliqe, fejesa. E ke kudo ku bëhet qejf. Se s’kanë thënë kot se qejfi bëhet me shkodranë.

Si një “playboy” ai kënaqet me dashnoret e tija në qytetin e lindjes – këngët e tija, dhe asqë do t’ia dijë për “haremin” në Tiranë. Agim Molla këndon këngët ashtu sic kanë qenë origjinale nga teksti. Ai, me kryeneçësi këmbëngul vetëm “ashtu si kanë kenë fjalët së pari”. Dhe nuk janë pak, në trurin e tij janë të “incizuara” rreth 400 këngë të Ahenguttë cilat i shpalosë pothuajse për natë.


Ja, le të shikojmë se ç’del nga historia e njërës prej teksteve të gërmuara prej tij – këngës së Kizit. Kizi është emër i zakonshëm femre i përdorur në Shkodrën klasike.
Për helmimin e ditës së hane, viktima fajëson Kizin. Përse ka dashur ta helmojë ajo Nuh Selmanin?


Këngëtari popullor nuk ka paraqitur as edhe një interes për këtë. E kalon në heshtje fare. Se ç’i ka bërë ai Kizit që ka dashur ta helmonte – asgjë. Kënga e lë enigmatike. Ama…Si e ka kërcënuar, sigurisht, më së fundi, te dera e Kizit është ndalur një kalë i ngarkuar me dru. Nuh Selmani ia ka dërguar Kizit, që ajo ta falë atë. Pikërisht ajo që ka dashur që ta helmonte.
Oh, gjithçka ka marrë fund në mënyrë fatale.

Trak e truk po ban kalldrami Vjen kali me dru,
Nuh Selmani moj ta ka çue Kizi moj me u pajtue.
Nuh Selman, more Nuh Selman
Une jam fejue, Jam feju ne Elbasan Kam marrë kapidan.

Po kush ishte Nuh Selmani? Një djalë ashik Shkodret. I pashën, shpatullgjerë dhe i dhanun pas femrave. Ngjarjet i përkasin periudhës së monarkisë së Zogut. Nuhi ishte një djalë trim dhe siç kishin qejf te quheshin të rijt e asaj kohe tepër kapadai. Ishte shume gjaknxehtë dhe të mbetej në dorë për kurrgjë send. Ishte i pushkës dhe i mejdanit e i shejtanit. Gjendjen ekonomike të shtepisë e kishte të mirë dhe tërë lekët i harxhonte për qejf. Jetonte ne lagjen Tepe diku në periferi të qytetit. Mirpo kishte pasë disa ngatërresa me njerëz të ndryshëm.

Për rrjedhojë kishte edhe disa gjaqe borxh. Një nga këto gjaqe ishte në një fshat afër Shkodrës, në Bërdicë. Berdicjanët shquhen për njerëz trima që nuk ja lëshojnë njeriut rrugën.


Një natë, tek rruga e Kalase, ku është sot restoranti “Arlindi”, i kishin zënë pritë. Një djalë trembëdhjetë vjeçar prej Berdicet, të cilit Nuhi i kishte vra baben dhe sipas rregullit të at’herëshëm i takonte të ja merrte gjakun babës. Adoleshenti shoqerohej nga një burrë i cili e udhëzonte se kur duhej të qëllonte. Djaloshi i la Nuhin të kalonte, pastaj ai që e shoqeronte i dha urdhër që ta qëllont. Dy krisma njëra pas tjetrës ushtuan dhe u perplasën ne muret e Rozafës së lashtë. Djaloshi e qëlloi pas shpinet me dy fishekë çiftjet. E vra.u në vend.Ndoshta e ka zënë haku i babait të berdicjanit.

ndoshta e ka zënë haku i Kizit. E ku ka dasëm shkodrane që të mos këndohet kënga e Kizit.