Teksa situata me pastrimin në qytet është drejt përmirësimit, në zonat periferike vijon të jetë problematike. Tek mbikalimi në rrugën e Vukatanës jo vetëm grumbuj mbeturinash në anësore të rrugës, por edhe kanalet janë të mbushura.
Djegie, mbeturina shihen edhe përgjatë rrugës në fshatin Kuç, veçanërisht në brigjet e lumit Kir.
Krahas mbeturinave shihen edhe djegie masive. Në fshatin Vukatanë kanalet jane kthyer në një landfild mbeturinash të cilat nuk pastrohen pothuajse asnjëherë. Banorët i bëjnë thirrje njësisë administrative Gur i Zi që të shpërndajë kontinierë edhe në këtë zonë, pasi grumbullimi i mbeturinave po rrezikon edhe shëndetin e tyre. Mospastrimi i mbeturinave sjell pasoja edhe në bujqësi. Ndërsa në raste reshjesh kanalet nuk qarkullojne ujin duke sjellë përmbytje të shpeshta në këtë zonë.
Comments are closed.