Mediat britanike vijojnë të publikojnë video, sipas tyre skandaloze ku “pazari” për trafikun e emigrantëve me gomone përmes kanalit të “La Manshit” nga ana e shqiptarëve bëhet hapur në rrjetin social Tik Tok.
Teksa i referohet një video të publikuar së fundmi, Express.co.uk raporton se tashmë bandat shqiptare po ofrojnë udhëtime me minibus falas drejt bazave të tyre në Francë, nga ku bëjnë edhe nisjen e tyre drejt Britanisë së Madhe.
“Udhëtime çdo ditë nga Shkodra për në Dunkirk. Për më shumë info DM. Udhëtoni çdo ditë. 100 për qind e sigurt”, thuhet në mbishkrimin që shoqëron videon me imazhe të minibusëve.
Sipas medias britanike, njerëzit ftohen dhe sqarohen që t’i dërgojnë mesazh faqes në mënyrë që të regjistrohen në listën për të udhëtuar drejt Britanisë.
“Pasi të regjistrohen, bandat i dërgojnë emigrantët nga Shqipëria te grupet e trafikantëve në Francë, ku ata mund të paguajnë deri në 5000 £ për person për të bërë udhëtimin 22 milje përgjatë Kanalit me një varkë të vogël”, thuhet më tej në artikull.
Reklamat e Tik Tok premtojnë çmime që për shqiptarët konsiderohen si “të volitshme” dhe kalimi për na Angli “nuk ka qenë kurrë më i lirë”.
Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Priti Patel tha se qeveria po punon për të trajtuar këtë “propagandë mashtruese në internet”.
“Postimet në mediat sociale të përdorura nga kontrabandistët kriminalë që promovojnë kalimet e paligjshme janë krejtësisht të papranueshme. Kjo qeveri tashmë po trajton këtë propagandë mashtruese në internet me forcat e zbatimit të ligjit, kompanitë e mediave sociale dhe qeveritë e huaja”, tha ajo.
Ndërkohë një rekord i ri prej 1,295 emigrantësh në ditë ishte ai që u regjistrua të hënën për kalimet e paligjshme në Kanal, duke rrëzuar nivelin e mëparshëm ditor me më shumë se 100.
SHKRIMI NE MEDIAT BRITANIKE : https://www.express.co.uk/news/world/1659487/migrant-crisis-people-smugglers-tiktok-albania-France-ont
Comments are closed.