Bashkia Shkoder, arriti te rikthente edhe njehere ne pune firmen kontraktuese te pastrimit ne Shkoder duke zgjidhur ngercin 72 oresh per mos pastrimin e qytetit te Shkodres

Pas problemeve te dites se pare te rikthimit te pastrimit, u duk sikur situata eshte permiresuar por ne redaksine e eetimes kane mberritur serish foto te qytetareve te Shkodres te cilet tregojne situaten me pastrimin

Jane foto te ores 19:00 ne dy prej segmenteve te Shkodres, prane tregut ne Zdrale dhe prane Teatrit Migjeni te cilet tregojne gjendjen me kontenieret e mbetjeve ne Shkoder

Nje problematike e tille duket se vazhdon ende ne Shkoder edhe pse firma kontratuese eshte rikthyer, por kjo situate eshte nje kembane alarmi edhe per fituesin e tenderit te ri, ofertat e te cilave do te mbyllen ne daten 16 shtator / eetimes /