Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me bu:rg’ për 2 rusët dhe ukrainasin që tentuan të hynin me forcë në uzinën e armëve dhe muncioneve në Gramsh.
Ngjarja e Gramshit tërhoqi vëmendjen e opinionit publik dhe dyshimet për spiunazh nga Rusia ishin të shumta. Gjykata e Elbasanit ka refuzuar kërkesën e avokatëve të tre të arrestuarve për masë pwr detyrim paraqitje.
2 rusët dhe një ukrainas u arrestuan pasditen e 20 gushtit, sipas prokurorisë ata janë konstatuar brenda ambienteve të objektit ushtarak “Uzina e Mekanike Çekin Gramsh” (Ish Uzina e Armëve) duke kryer filmime dhe fotografime të fshehta, nëpërmjet pajisjeve speciale elektronike të fotografimit.
Comments are closed.