“Jam paguar për të fotografuar objekte të ndryshme në Shqipëri”, këto janë fjalët përmes të cilave ka thyer heshtjen 24-vjeçari Mikhail Zorin para hetuesve duke pranuar se në Shqipëri nuk e solli vetëm pasioni. Top Channel shkruan se i riu ka pranuar se fotografitë në zonën e ujëmbledhësit të Bovillës, portit të Durrësit, në zonën e bregdetit, Korçë e së fundmi në uzinën e Çekinit në Gramsh i ka bërë me porosi nga persona të cilët i jepnin direktiva në rrjetin social Telegram.

“Unë në nuk e di për çfarë do të përdoren këto fotografi”, këmbëngul 21-vjeçari i cili pretendon se dhe identitetet e plota të porositësve nuk i di. Ai shton se të tilla porosi i ka kryer dhe në vende të tjera ku ka udhëtuar.

Ndërsa dy të arrestuarit e tjerë i qëndrojnë pretendimit se janë blogerë dhe kanë pasion fotografinë e objekteve të shekullit të XX.

Çfarë ndodhi më 20 gusht ?

Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet” Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjec.

Për tre të arrestuarit rëndojnë 3 vepra penale “Goditja për shkak të detyrës” “Dhënia e informatave sekrete” dhe “Sigurimi i informatave” kryer në bashkëpunim. Ata rrezikojnë nga 3-10 vite burg