27-vjeçari Kristian Fusha është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Vendimi është marrë sot nga trupoi gjykues, ku Fusha u paraqit i penduar. Para togave të zeza, Kristian Fusha tha se shtëpia që kishte grabitur, për të cilën u vu në pranga, është e kunatës së tij, motrës së të fejuarës.
Ai tha se paratë i duheshin pasi do të bëhej operacion, ndërsa dokumentet që kishte gjetur brenda kasafortave i kishte hedhur në Shkodër.
“Do operoja këmbën dhe vodha shtëpinë e motrës së të fejuarës, nuk kisha çfarë të bëja. Më duheshin para. Paratë i prisha, pasaportat dhe dokumentet i hodha në Shkodër” tha Fusha.
Kristian Fusha u vu në pranga dy ditë më parë, ai u fut brenda një shtëpie në lagjen e Ali Demit në Tiranë nga ku bashkë me një person tjetër mori dy kasaforta. Brenda kasafortave kishte 2 milionë lekë të vjetra dhe dokumente të ndryshme.
Comments are closed.