Në një deklaratë për mediat kreu i AKU-së në Shkodër, Gjekë Sokoli, tha se inkurajon çdo hetim, ndërsa ka kërkuar zbatimin e ligjit. Ai tha se në polici është paraqitur vetë dhe se nuk i shmanget asnjëherë ligjit dhe organeve ligjzbatuese.

‘Jam informuar se jam në kërkim nga policia. Aktualisht ndodhem në krye të detyrës. Jam paraqitur në polici që mëngjesin e kësaj të martë ku kam dhënë të gjitha sqarimet e nevojshme. Nuk kam shkelur asnjëherë ligjin. U bëj më dije se kemi zhvilluar një monitorim në kuadër të Gripit të Shpendëve dhe rezultoi se nuk ka NIPT aktiv. Inkurajoj strukturat të kryejnë veprimet e nevojshme proceduriale’ u shpreh Sokoli.