Atletja kampione shqiptare, Luiza Gega do të shpërblehet me 100 milionë lekë të vjetra.
Ky shpërblim vjen pasi Gega u shpall kampione e Evropës në 3000 metra me pengesa.
Sipas ligjit të ri të sportit shqiptar, Gega përfiton 40 milionë lekë të vjetra nga sigurimi i vendit të parë në “Munih 2022”. Dhe si rekordmene evropiane e garës së 3 mijë metrave me pengesa, Luiza përfiton edhe 60 milionë lekë të tjera të vjetra.
Ndërkohë kujtojmë se sot kampionia e Europës, Luiza Gega u prit në Kryeministri nga kryeministri Edi Rama i cili i puthi duart në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për fitoren e madhe që Gega i solli Shqipërisë.
Ndërsa duartrokitjet e qytetarëve ishin të shumta.
Comments are closed.