Nga 1 Tetori konsumatorët familjarë që shpenzojnë mbi 800 kilovat/orë energji elektrike në muaj, mbi këtë sasi do të faturohen me vlerën e tregut.
“Fasha mbi 800 do të fillojë të konsiderohet me çmimin e tregut. Zbatimi, synimi jonë është që të fillojë më 1 Tetor”.
Por ministrja e Energjetikës Belinda Balluku në një intervistë për Tv Klan konfirmon se qeveria nuk ka asnjë plan për të rritur çmimin e energjisë për konsumatorët e tjerë familjarë si dhe biznesin e vogël, pavarësisht se çmimi me të cilin blihet energjia në bursat ndërkombëtare ka kaluar dhe parashikimet më ogurzeza.
“Kemi pasur një parashikim për Gushtin, do të arrinte diku deri tek 340 Euro, ndërkohë që sot në Baselock është 616”
Po ashtu ajo siguron se nuk ka asnjë plan për ndërprerje të planifikuar të energjisë.
Comments are closed.