Mirëprita sot në takim skulptorin e mirënjohur shqiptaro-amerikan Vasil Rakaj.

Rakaj, artisti me banim në SHBA është autori i shtatores së Nënë Terezes vendosur në New York, Detroit, Prishtinë dhe Tuz. Në Sonia, qytetin ku punon dhe jeton skulptori Malësor ka realizuar bustin e Martin Luther King Junior si dhe të shumë personaliteteve të tjera me famë botërore.