Policia e Shkodrës ka dalë sërish me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e lirimin e Gjergj Sokolit, drejtorit të AKU-së në këtë qytet. Përmes një informacioni shtesë, blutë e Shkodrës sqarojnë se Sokoli është lënë i lirë pasi i janë marrë deklarimet.
“Shtetasi Gj. S., me detyrë Drejtor i AKU, Shkodër, i shpallur në kërkim policor, është vetëparaqitur në ambientet e DVP Shkodër. Pas deklarimeve të dhëna, ky shtetas është lënë i lire,”- thuhet në njoftim.
Ishte vetë Sokoli ai që bëri me dije se ishte vetëdorëzuar në polici pasi kishte marrë vesh se ishtë shpallur në kërkim.
Gjekë Sokoli dhe Inspektori i Mjedisit u akuzuan për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ata dyshohet se kishin favorizuar një biznes pularie të vijonte punën e palicencuar duke prodhuar dhe shitur vezë me emërtime të markave të tjera dhe të pakontrolluara. Në lidhje me ngjarjen u vu në pranga nga policia e Shkodrës 55-vjeçari Viktor Gjini, pronari i pularisë së paregjistruar në organet tatimore. Në kërkim vijon të mbetet Inspektori i Mjedisit po në Shkodër. Vetë drejtori i AKU tha se subjekti në fjalë mund të mos ketë NIPT aktiv, pork jo gjë nuk është n juridiksiomnin e AKU.
Comments are closed.