Një miqësore luksi pritet të luajë Shqipëria gjatë kohës që do mbahet Botërori Katar 2022.

Presidenti i federatës italiane të futbollit Gabriele Gravina ka zbuluar për mediat në Itali se me shumë mundësi 1 nga 2 ndeshjet miqësore do e luajë kundër Shqipërisë. Kjo për faktin se Lega A ka caktuar 10-12 ditë për pushimin e kampionatit italian.

“Kemi një mbledhje me stafin teknik të Kombëtares këtë javë për dy miqësore gjatë kohës së Botërorit. Me shumë mundësi njëra prej tyre do të jetë ajo me Shqipërinë në Tiranë” ka thënë Gravina për RadioRai.