Një tornado mori para gjithçka pasditen e djeshme në bregdetin e Guardia Piemontese në Kozenca të Italisë.
Era e fortë erdhi nga deti dhe krahas dallgëve goditi furishëm bregun duke hedhur në ajër çadra dhe shezlongë që gjendeshin në breg.
Një numër i madh pushuesish u kapën të papërgatitur nga tornadoja duke pësuar edhe dëmtime të vogla fizike për shkak të sendeve që u hodhën në ajër.
Pavarësisht paralajmërimeve, shumë pushues zgjodhën të rrinin në breg të detit për të fiksuar me celularin e tyre tornadon, por kjo nuk rezultoi një eksperiencë e mirë.
Edhe në vendin tonë meterologët kanë parashikuar që fundjava do të shoqërohet me shira të rrëmbyeshëm, erë dhe shkarkesa elektrike.
https://youmedia.fanpage.it/video/aa/YwCqKuSwfwnhXJtq
Comments are closed.