Të gjitha nënave na ka ndodhur të qëndrojmë duke vështuar beben tonë të porsalindur ndërsa fle. Nuk kemi lënë pa shijuar edhe buzëqeshjet që ai ka bërë në vazhdimësi gjatë kësaj kohe.
Kjo është diçka shumë e shpeshtë tek bebet, pra ata në momentin e gjumit shfaqen shumë të qetë dhe madje buzëqeshin, aftësi të cilën e kanë që në minutat e para të jetës.
Por përse bebet qeshin ndërsa janë duke fjetur?
Qeshja e bebes shkaktohet nga një instikt i sistemit nervor. Shpesh bebi fle pasi ka pirë gji ose qumësht në biberon, dhe kjo i fal atij një ndjesi mirëqënie e cila ndjehet edhe në gjumë, gjë që shkakton pikërisht buzëqeshjen e tij. Shumë nëna ndoshta kanë vënë re se fëmija e bën këtë që në ditët e para të jetës ndërsa është në gjumë, por nuk e bën asnjëherë ndërsa është zgjuar.
Comments are closed.