Gazetari Ismet Kallaba, në një lidhje Skype për “Fax News” foli mbi zhvillimet e fundit politike në Mal të Zi, ku kryeministri aktual Dritan Abazoviç sot po përballet me votëbesimin në Kuvend, kjo pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.

Kallaba u shpreh se kjo marrëveshje si për të por edhe për pjesën më të madhe të opinionit publik ishte e pakuptimtë pasi u bë prioritet i qeverisë në një kohë që Mali i Zi ka probleme të tjera, dhe duke qenë se është një çështje mjaft sensitive për shqiptarët atje.

Ai tha ndër të tjera se ende nuk ka përfunduar seanca në kuvend për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Abazoviç, duke shtuar se ka një përpjekje për rikonstruksionin e saj.

Kallaba: Kryeministri Dritan Abazoviç nuk ka ardhur në krye të qeverisë si shqiptar por si kryetar i një partie qytetare, Nisma Qytetare, nuk është përfaqësuesi i partive politike shqitpare.

Por shqiptarët nuk shikohen me sy të lirë por deklaratat e Abazoviç mund të jenë deklarata për të mbrojtur veten. Kjo qeveri është një qeveri e brishtë dhe e pakicës që është e varur nga votat e presidentit Gjykanoviç. Në provën e parë do të vinte kriza dhe mendoj se kjo provë ka qënë nënshkrimi i marrëveshjes me kishën ortodokse serbe dhe unë mendoj se ky ishte një gabim shumë strategjik nga ana e kryeminsitrit Abazoviç.

Kjo ishte marrëveshja e katërt, Abazovic e ka premtuar dhe ka qenë pjesë e planit qeverisë dhe ka kërkuar që të firmoset marrëveshja me kishën ortodokse si prioritet i qeverisë dhe pjesa më e madhe e ka pritur këtë.

Pyetje: Pse ishte kaq e rëndësishme firmosja e kësaj marrëveshjeje?

KallabaMendoj se ishte e pakuptimtë dhe për një pjesë të opinionit publik, ndoshta të firmosej pak më vonë por jo prioritet sepse ka probleme të tjera, ka qenë një lloj presioni qqoftë nga Partia Popullore e Socialistëve apo presione të tjera që e kanë shtyrë ta firmosë këtë marrëveshje.

Deputetët për momentin janë në pushim, sic është kërkuar nga forcat opozitare, pushimi do të zgjasë një orë thanë e kanë kaluar më shumë se 3 orë. Kemi një përpjekje për rikonstruksionin e qeverisë. 39 deputetë tashmë e kanë firmosur por nuk është arritur shumica për ta rrëzuar këtë mocion. Ne kemi dy mocione mosbesimi, megjithatë për momentin nuk pritet të ketë protesta sido që të shkojë procesi