Pamje të rënda janë siguruar nga aksidenti i orëve të para të mëngjesit në aksin Milot-Rrubik, ku kanë humbur jetën dy të rinj.
Siç duket edhe nga videoja, automjeti është përplasur me barrikadën metalike që ndodhet anash rrugës, e cila ka përfunduar brenda në automjet duke i marrë jetën dy të rinjve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit ku shtetasi Marsel Busho duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.
Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit Marius Çeça 31 vjeç, dhe Denis Gjeta 30 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi Marsel Busho 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Comments are closed.