Mjaftuan vetëm pak sekonda dhe 33-vjeçari Leli Alushaj do të kthehej në një hero. Ai mundi të shpëtonte nga mbytja, klienten spanjolle të lokalit ku punon. Leli, thotë se ka 14 vite që punon si kamerier dhe sqaron të gjithë situatën e ndodhur, që bëri me shpejtësi xhiron e rrjetit.
Leli tregoi se çfarë i tha turistja spanjolle në momentin që e shpëtoi dhe ftesën që i është bërë prej saj për të vizituar Spanjën. Megjithatë, atje për të do të jetë një vizitë afatshkurtër, pasi nuk e sheh veten larg Shqipërisë.
Në shenjë falënderimi për aktin e tij, turistët spanjollë kanë ngritur një dolli. E ky është momenti që emocionoi jo pak Lelin.
Leli, pohoi se edhe në të kaluarën është përballur me situatë të ngjashme, ku një i moshuar pësoi arrest kardiak. Edhe pse i moshuari nuk mundi të shpëtonte, falënderimi për reagimin e tij dhe trajtimin e bërë është ende i ngulitur në familjen e të moshuarit. Ata e kanë shprehur falënderimin në një postim në rrjete sociale
Familja është një tjetër frymëzim force e mtovitimi për Lelin. Ai thotë se ndihet i lumtur e krenar kur vajza së fundmi e thërret: E kam babain hero!
Comments are closed.