Biblioteka Shkencore Universitare e Shkodrës prej pak ditësh ka shtuar një gamë të gjerë librash të rinj që kanë pasuruar edhe më shumë numrin e tyre në këtë institucion.

Librat e shtuar në këtë bibliotekë dhe që kanë pasuruar edhe më shumë fondin e saj janë dhuruar nga dashamirë të librit ndërsa vetë librat janë kryesisht botime të fundit të autorëve apo studiuesve shkodranë si dhe jo vetëm si: Alfred Çapaliku, Arben Prendi, Zamira Shkreli etj. Këta libra nuk i përkasin vetëm fushës së letërsisë por edhe të historisë, gjeografisë, studimeve albanologjike, përkthimit dhe shumë të tjerave.
Sfidë aktuale për bibliotekën e universitetit “Luigj Gurakuqi” është afrimi i lexuesit me librin, të cilit vitet e fundit për shkak të teknologjisë i është larguar gjithnjë e më shumë.
Edhe pse ditët e nxehta të verës vijojnë me temperatura të larta, Biblioteka Shkencore vijon të jetë e hapur për të mirëpritur në dyert e saj të gjithë dashamirësit e librit.