Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar pak pas mesnate në Mirditë. Dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së mjetit me të cilin po udhëtonin. Fatkeqësisht ata nuk mundën t’i mbijetonin plagëve të marra.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”. Drejtuesi i mjetit, Marsel Busho, 35 vjeç, ka humbur kontrollin dhe makina është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës. Për pasojë humbën jetën Denis Gjeta, 30 vjeç, dhe Marius Çeça, 31 vjeç.
Drejtuesi i mjetit Busho ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Comments are closed.