Pezullohet nga detyra efektivja Anisa Kostani.
Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme për mediat, teksa pezullimi i efektives së Elbasanit ka ardhur me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Ditën e djeshme Kostani nëpërmjet një shkrimi në rrjetet e saj sociale ka bërë një status me gjuhë të ashpër për gazetarët, teksa ndër të tjera i ka kërcënuar dhe fyer ata.
Duke ju referuar artikujve të shkruar në media, nënkomisarja iu drejtua gazetarëve ndërsa i bën ata përgjegjës për një pasqyrim jo të drejtë të situatës me krimin në qytet.
Po ashtu ajo i cilësoi ata pseudogazetarë dhe të degjeneruar disa prej tyre, ndërsa shprehet se shkrimet e tyre nuk janë aspak profesionale, por një inat personal, ndërsa pohon se policia në Elbasan nuk ka qenë asnjëherë kaq aktive sa sot.
Kujtojmë se Kostani është njohur gjithashtu në media për raportin e saj me kafshët dhe veçanerisht për faktin që mban në shtëpi një gjarpër.
Stuatusi i plotë i efektives së Elbasanit:
“Duke marrë shkas nga disa pseudo gazetarë/e, që iu duket vetja si të arrirë në profesion, por në fakt në shkrimet e tyre nuk shpalosin gje tjetër veç se inat personal dhe injorancë, ju bej me dije se:
Policia Elbasan nuk ka qenë asnjëherë kaq aktive sa sot, nuk ka pasur asnjëherë kaq arritje sa sot, po ç’kërkoni ju? Zero vrasje, zero plagosje, zero do lloj krimi tjetër vetëm në parajse ka; nëse e keni me qejf jeni të lirë të shkoni, por kujdes mos digjeni ne Ferr rrugës!
E nëse do t’ju drejtohesha dhe Unë me të njëjtin fjalor si ju,edhe pse s’ma lejon etika, por po e bëj sepse s’po mbaj rezerva me ju të degjeneruar; i keni pas profesorët Don Juan-a që ju kanë dhënë shkollën, sepse me e pas marrë me meritë, të paktën do dinit te artikuloheshin dhe mos te paragjykonit, por të shihnit statistikat dhe te vinit me nje gjykim. E kjo quhet punë, jo “llogjet e kafeve” që shkarravisni ju si kodra pas bregut lart e poshtë neper rrjete sociale, mendoj për të vetmen arse që të merrni pak vëmendjen e munguar. Nëse dëshironi, ua jap unë këtë mundësi duke ju bërë dhe tag, sepse kam jo pak shikueshmëri. Banorët e Elbasanit duhet të ndërgjegjësohen e të kulturohen që në vogëli; e kjo është punë individuale dhe e familjes, jo e Policisë, por tashmë keni mësuar mirë të drejtoni gishtin drejt Policisë, sepse aq dini dhe aq bëni!“- shprehet e revoltuar policja.
Comments are closed.