Dy ditët e fundit pronarët e motorrave të ujit në plazhin e Velipojës kanë zhvilluar debate me forcat e policisë. Pas një kohe të gjatë pa punë pasi mjetet ujore u ndaluan pas tragjedisë në plazhin e Potamit në jug të Shqipërisë, pronarët e Jet Ski-ve në Velipojë kanë vendosur që t’i hedhin mjetet në ujë edhe pse një gjë e tillë nuk lejohet për momentin edhe pse ende nuk ka një vendim zyrtar nga policia e shtetit apo Këshilli i Ministrave. Fillimisht pronarët e motorrëve të ujit debatuan me forcat e policisë të cilët deri më tani nuk kanë lejuar asnjë mjet ujor duke i bllokuar.
Pavarësisht se efektivët e policisë po bënin thirrje që pronarët të mos futeshin në ujë me jet Ski, këta të fundit nuk u bindën.
Më përpara pronarët e motorrëve të ujit në Velipojë zhvilluan një protestë duke kërkuar që policia t’i japë një zgjidhje duke qenë se disponojnë gjithë dokumentacionin e duhur për mjetet e tyre. Ata u shprehën se kjo situatë që po vijon edhe aktualisht po i dëmton ekonomikisht duke qenë se kanë paguar gjitha detyrimet dhe se sezoni turistik në Velipojë është drejt fundit.
Pavarësisht kësaj kërkese deri më tani ende policia nuk lejon lëvizjen e mjeteve ujore gjë e cila për pronarët është e papranueshme dhe do të vijojnë që të mos i binden këtij vendim jo zyrtar duke pretenduar se janë plotësisht të rregullt sa i përket anës ligjore. / star plus /
Comments are closed.