Faxnews ka zhvilluar sot një intervistë ekspertin e energjisë Eduard Elezin për të folur rreth krizës energjitike në vendin tonë.
Sot tha ai nuk blihet më energji ndërsa paralajmëroi për kufizime në fund të këtij muaji. Më tej ai shtoi se ka abuzim me financat e sektorit të energjisë.
Elezi: Të flasësh për menaxhimin, ne jemi në krizë pasi KESH po blen sot energjinë që i duhet vendit. Pjesa e menaxhimit është ajo e 60 tenderave. Blejnë energji, ditore dhe javore. Për periudhën e 6 mujorit, janë shpenzuar mbi 350 mln euro. Prej një javë po prodhohet energji me kaskadën e Drinit, nuk po blejmë më.
Kaskada e Drinit ka pjesën e mosmenaxhimit të rregullt, jemi nën nivelet historike në Kaskadën e Drinit sot. Fundi i këtij muaji do të ketë një vëshitrësi për furnizmin për të gjithë konsumatorët. U bëj thirrje institucioneve që të marrin masa që të prokurohet energjia nga jashtë për garanci të furnizimit.
Pjesa e tenderimit të energjisë në këto 6 muaj ka abuzim me financat e sektorit të energjisë. Sot nuk prokurojnë dot energji, hapin tenderat dhe u dështojnë.
Qeveria shqiptare dhe sektori kanë pjesën financiare shumë të dobët. Borxhet që kanë KESH, OST, Kanë një borxh 1.2 mld euro me bankat. Kanë vështirësi në marrjen e kredive.
Kosova i ka dhënë energji Shqipërisë në Kosovë, ne po kthejmë borxhin.
Comments are closed.