Një nga emrat e njohur të politikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, z.Martin Golden nga Brooklyn, New York ka uruar përmes një statusi në rrjetin social facebook, kryetarin e Bashkisë Shkodër z.Bardh Spahia për marrjen e mandatit si qytetar i parë i Shkodrës.
“Më vjen mirë të shoh që miku im Z. Bardh Spahia u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Shkodrës. Qyteti i dytë më i madh në Shqipëri. Ju uroj shumë suksese 🇺🇸🇦🇱 Bardh Spahia”, është urimi i z. Golden.
Politikani i njohur amerikan, i cili ka një angazhim të gjatë në jetën publike dhe politike shton më tej në mesazhin e tij drejtuar z.Spahia: “Ju uroj shumë suksese. Populli shqiptar është me fat që ju ka udhëheqës. Vazhdoni të bëni gjëra të mëdha” 🇺🇸🇦🇱
Comments are closed.