Zhdukje e mistershme e të shumëkërkuarit nga ana e policisë Ervin Martinaj ka bërë që Prokuroria e Kurbinit të nisë hetimet për akuzën e rrëmbimit të personit.

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar ka zbuluar detaje të reja nga çështja. Ajo bën me dije se autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion nga homologë në vende të huaja, si dhe ka amrrë në pyetje të gjithë familjarët e Martinaj.

Ndër të tjera gazetarja shtoi se për kërkimin e Ervis Martinaj është përfshirë dhe Shërbimi Informativ Shtetëror, por nuk përjashtohet dhe mundësia e inskenimit të kësaj ngjarjeje nga vetë i shumëkërkuari për t’i shpëtuar familjarëve dhe policisë.

“Përmes personave të tretë kishte informacion mbi vendndodhjen dhe shëndetin e tij, ka thënë xhaxhai tij duke pretenduar se nga momenti që ka bërë denoncimin kishte tre ditë pa asnjë kontakt me të. Po ashtu një mik i tij që kishte në Dubai kishte shprehur shqetësim se kishte humbur kontakt dhe se mund të kishte ndodhur diçka.

Tani familja denoncon një person që është në kërkim ndërkombëtar. Ai ishte në kërkim dhe sipas të dhënave të policisë ishte brenda territorit të vendit. Kishte diskutime se si do të referohej vepra penale. Sot që ne flasim nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e tij.

Gjithashtu janë pyetur familjarët e tij dhe policia beson më shumë tek pista e inskenimit të ngjarjes. Është tërhequr një material referuar mbi të dhënat e të penduarin të drejtësisë Nuredin Dumani. Inskenimi i zhdukjes së tij është dyshimi i policisë.

Edhe xhaxhai i tij e thotë në dëshminë e tij se ai kishte kundërshtarë të shumtë. Kujtojmë edhe ngjarjet e ndodhura, u tentua të vritej krahu i tij i djathtë. Pra në këtë kuptim sipas grupit të hetimit mund ta ketë inskenuar ngjarjen për të shpëtuar. Pra është e mundur që një person në kërkim të gjendet nga kundërshtarët dhe të vritej. Nuk përjashtohet raste të tillë. Deri më tani duhet të dimë se duke qenë emër shumë i përfolur edhe institucionet janë pak të rezervuara. Në këtë ngjarje është përfshirë edhe Sherbimi Informativ Shtetëror.

Është kërkuar informacion edhe nga autoritetet e huaja, po ashtu edhe kontrolle në tims. Nuk përjashtohet edhe ngjarja kriminale. Zona e Fushë Kuqes është fshat i kontrolluar, familjarët sipas disa kontakteve në familje ka shqetësimet. Por është një ngjarje që ka kapur shah mat policinë shqiptare. Kur hapet një hetim për rrëmbim, praktika ka treguar se autoritetet nuk kanë qenë të suksesshëm. Ka pasur të zhdukur dhe raste të ndryshe…pra në momentin që jemi para kësaj ngjarje gjasat që mund të ketë rezultat janë shumë të pakta”, tha Lala.