Prej pak ditesh Sindrit Guri eshte nje futbollist i lire. Sulmuesi shkodran ka mbyllur permes falenderimesh bashkepunimin me Shkendijen e Tetoves dhe eshte vene ne kerkim te nje ekipi te ri. Kuptohet qe synimet e tij jane per te firmosur ne nje kampionat me te forte por deri ne keto momente ende nuk ka asgje konkrete.
Ne keto rrethana, drejtuesit e Partizanit jane duke synuar ta bindin 28 vjeçarin per t’u bere pjese e tyre ne sezonin e ri dhe per kete arsye drejtori sportiv Elton Marini e ka takuar personalisht duke tentuar ta joshe me nje oferte te mire financiare.
Por nga ana tjeter, te njejten gje po tenton edhe Vllaznia. Gazeta “Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive nga burime prane klubit shkodran meson se edhe drejtuesit e tij i kane bere nje ftese zyrtare Sindrit Gurit per t’u veshur kuqeblu.
Pergjigja e tij e pare ka qene se ai deshiron te firmose ne nje ekip te nje kampionati tjeter, por me kalimin e diteve, nuk perjashtohet mundesia qe Guri te mendoje edhe per nje rikthim ne Shqiperi.
Dhe ne Shkoder ne fakt do te ishte i mirepritur. Vllaznia ka nevoje per nje sulmues te tille dhe tifozet prej kohesh po i kerkojne rikthimin ne “Loro Boriçi”. Se çfare do te ndodhe, kjo mbetet per t’u pare. Presidenti Xhaferi po tregon se kur behet fjale per perforcime te rendesishme, nuk e shtrengon doren dhe mund te jete i gatshem ta marre me çdo kusht kete futbollist./SHKODRA-SPORT.COM/
Comments are closed.