Parvazi i gjanë sa prehni i gjyshes, m’ joshë me u ulë kambkryq
bri kanateve krahapun te dritareve, dekorue me simetri perfekte merimangash.


Gjunjtë tashma i pergjasin nji honi fatal ku theqafen vijat e zhubrosuna t’fustanit që s’mbahet mend qysh kur rrin varë
n’raftin me vjerrca vetmitare.


Dy mica mbi tjegulla bajne dashni me nji qetesi t’lume teksa syprina e filxhanit që rrin në ekuiliber mbi njenin gju krijon mirazhe shpirtnash qe m’perqafin prej s’largtit