Një operacion i pazakontë është zhvilluar ditën e djeshme në plazhin e Durrësit, ku Policia e Shtetit në bashkëpunim me postën Shqiptare dhe autoritetet angleze goditën një rast të trafikut

Sipas gazetares Anila Hoxha trafikantët shqiptarë nga Anglia kishin nisur pako me mall të cilësisë së lartë përmes postës drejt e në Tiranë, aty ku “porosinë” e prisnin dy 18 vjeçarë.

Anila Hoxha mëson se trafikantët po testonin rrugën për të trafikuar mallin përmes postës, nëse mund të funksiononte apo jo, për ta shpërndarë më pas edhe jashtë Shqipërisë, pasi malli i Londrës cilësohet si i fortë.