Një punonjës policie me detyrë Specialist në sektorin e Menaxhimit të të Dhënave në Drejtorinë Hetimore është arrestuar, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

33-vjeçari me iniciale K. D., u ndalua në rrugën “Sulejman Delvina” teksa drejtonte makinën tip “Mercedez Benz” nën efektin e pijeve alkoolike.

Në njoftimin e bërë nga AMP (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) bëhet me dije se materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Dëmtim e shkatërrim i infrastrukturës e sinjalistikës rrugore”