Kështu është zgjuar Shkodra sot, këtë mëngjes të kësaj të marte, në pikun e sezonit turistik dhe kur me mijëra turistë po i drejtohen Shkodrës, këto imazhe janë pasqyra më e shëmtuar e drejtimit të Bashkisë Shkodër si e vetmja përgjegjëse për menaxhimin e situatës së pastrimit në rrugët e Shkodrës.
PS sot apelon ndaj atyre që sot kanë përgjegjësi, pa asnjë ngjyrim politik por në të mirë të Shkodrës, të marrin masa urgjente për zgjidhjen e kësaj situate dhe të mos përsëriten më këto pamje të shëmtuara që nuk i shkojnë për shtat djepit të kulturës dhe artit, Shkodrës, qytetarisë shkodrane!
Shkodra nuk e meriton këtë pamje të shëmtuar, dhe Shkodra nuk përfaqësohet nga drejtimi i mbrapshtë që po tenton të kthejë shkodrën në landfill mbetjesh nga keqmenaxhimi !
Shkodra nuk meriton këtë sjellje!