Një nga shtyllat e programit të qeverisë Rama 3, ishte “Mirëqenia për të gjithë”
Sot, pas gati një viti, ekonomia shqiptare është në ditët më të vështira të saj. Nëse në të gjitha vendet e zhvilluara rruga e vetme që të çon drejt progresit social dhe ‘mirëqënies për të gjithë’ është zhvillimi ekonomik, në vendin tonë rruga e vetme është propaganda.
Nuk ka qoftë edhe një tregues ekonomik, financiar apo social, që mund të themi se kemi avancuar. Të gjithë treguesit flasin që jemi nën mesataren rajonale dhe europiane .
Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) në publikimin për pagat në nivelin e varfërisë per vitin 2021, tregon se 19 për qind e të punësuarve në vend paguhen më pak se 5.5 USD në ditë, nën kufirin e varfërisë relative ose rreth 130 dollarë në muaj dhe gati 17 për qind e të punësuarve në Shqipëri, paguhen në intervalin 3.2-5.5 USD në ditë.
Shqipëria u rendit në vendin e 62 në mesin e 117 vendeve të botën për nivelin e varfërisë në punë. Gjithashtu vendi ynë numëron rreth 2 për qind të punësuarve që marrin nga 1.9-deri në 3.2 dollarë në ditë.
Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të muajit Mars 2022, të punësuarit që paguhen deri në nivelin e pagës minimale ishin 21.1 %. Ne 8 vitet e qeverisjes se Partise Demokratike paga mesatare ne ne sektorin shteteror u rrit me 94.5 per qind ne terma nominale. Gati eshte dyfishuar.
Ne fund te vitit 2021, paga mesatare ne sektorin shtetëror arriti ne 67 045 leke. Pra ne 9 vjet te qeverisjes socialiste paga mesatare ne shtet është rritur vetëm me 28.5 per qind. Kjo qeveri, nuk ka bërë asgjë për mbrojtjen financiare- ekonomike të qytetarëve shqiptarë.
Comments are closed.