Policia kufitare e Shëngjini ka bllokuar tre mjete lundruese ‘Jet Ski’
Kontrollet u ushtruan në zonën e ‘Ranës së Hedhun’, aty ku u zbuluan se këto mjete nuk dispononin dokumentacionet përkatëse për daljen në det. Tre drejtuesit e mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa administrative, 10.000 dhe 20.000 lekë të rinj
NJOFTIMI I POLICISË :
“Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në vijim të kontrolleve përgjatë gjithë vijës bregdetare të qarkut Lezhë, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonin turistik, kanë konstatuar në det, në zonën e quajtur “Rana e Hedhun” 3 mjete lundruese “Jet ski” të cilat janë shoqëruar për verifikim. Gjatë verifikimeve, ka rezultuar se drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese nuk dispononin dokumentacionet përkatëse për daljen në det dhe drejtimin e mjeteve “Jet ski”
Në vijim të veprimeve, 3 drejtuesit e mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa administrative, 10.000 dhe 20.000 lekë të rinj, bazuar në ligjin Nr. 127/2020, neni 14, pika 1, si dhe u bënë bllokimet e mjeteve të tyre.”
Comments are closed.