Megjithse jemi ne stinen e ngrohte te veres shume qytetare po sigurojne qe tani lenden drusore per ngrohje gjate dimrit .
Ashtu sic do product tjeter edhe cmimi I druve kete vit ka pesuar rritje . Qytetaret thone se thonë çmimi është rritur ku një makine dru nje vit me pare u tregtonte me 10 mije lek te rinje ndersa tani ai kushton 15 mije leke te rinje .
Ndonëse ngelet një çmim i lartë dhe I papërballueshëm, përsëri banorët detyrohen t’i blejnë duke qënë se shumica prej tyre ngrohen me dru.
Kjo situatë është kthyer në shqetësim për qytetarët shkodrane ne vitet e fundit. Çmimi i druve sa vjen e rritet ndërsa si formë justifikimi nga ana e tregëtarëve është vendosja e moratoriumit të pyjeve.
Sa i përket kësaj situate ata që po e vuajnë janë qytetarët të cilët çdo ditë e më shumë rritja e cmimeve po I rendon ne ekonomine e tyre.
Comments are closed.